FUE transplantim i flokëve
FUE transplantimi paraqet rimbjelljen e foliklave të qimeve(Follicular Unit Extraction) që nënkupton marjen e foliklave nga regjioni dhënës dhe rimbjelljen e te njëjtave ne pjesën ku qimet mungojnë. Kjo është metoda më pak invazive e transplantimit qe sot praktikohet në botë.
Një numër i madh i populatës, reth 40% e meshkujve dhe 20% e femrave mbi moshën 45 vjecare vuan nga rënija e flokëve. Rënija e flokëve pa mar parasysh shkakun shkakton frustrim. Më rëndë këtë gjendje e përballojnë ato te cilët vuajn nga rënija e flokëve ne moshë më të re.
Të shumta janë shkaqet e ramjes të flokëve:androgjenet,disbalansi hormonal,stresi,ushqimi joadekuat,seboreja,infekcione,sëmundjet auto imune,përdorimi I barnave,plakja etj
Në 95% të rasteve te burrat si shkak për rënien e flokëve është ndjeshmëria e rrënjës se qimes ndaj formës aktive te hormonit androgjen(DHT-dihidrotestosteron). Kjo bjen deri te ngushtimi i enëve të gjakut dhe mungesa e materijeve ushqyese. Regulla është e thjeshtë ska gjak ska jetë. Rezultat I kësaj është shkurtimi i fazës anagene(të ritjes)dhe zgjatja e fazës telogene(te pushimit). Qimet humbin kualitetin dhe bien.
Përderisa rënia e flokëve te meshkujt është më pak traumatike,e njëjta te femrat është më e pa pranueshme për rethin . Disbalansi kronik androgjen është shkaku kryesor i rënies se flokëve te femrat. Dallohen dy lloje te rënies të flokëve te femrat: ai i ngjajshëm si te burat dhe ai me karakteristika te rënies të flokëve si te femrat që paraqitet ne moshën me të vonshme kur së pari paraqitet ne kupën e kokës e pastaj zgjerohet ne mënyrë difuze.
Qëllimi i kësaj procedure kirurgjike është që FU(njësia folikulare)që paraqet njësinë fiziologjike të përbashkët të rrënjës së qimes,muskulit erektil,gjëndrës yndyrore,indit kolagjen,enës se gjakut dhe nervit përkatës të transplantohet ne vend të caktuar. Në njësitin folikular mund te gjenden një,dy apo tre rrënjë te qimeve.Dendësia FU ne kokë matet me numrin e njësive folikulare në cm2 dhe sillet reth 90 deri më 120. Me transferimin e gjysmës së kësaj dendësie efekti estetik është i pranueshëm.
Metoda FUE paraqet transplantim mikroskopik,gjatë se cilës njësia më e vogël e qimes-njësia folikulare izolohet dhe implantohet në lëkurën e kokës.Rezultati është i përhershëm dhe Ii përshtatshëm për trajtimin e rënies se flokëve te burrat dhe gratë.
Transplantimi bëhet me instrumente mikrokirugjike apostafat të dizejnuara për marjen precize te foliklave pa gjurma dhe duke mos i dëmtuar foliklat përreth që paraqet përparsi të kësaj procedure ndaj të tjerave.Implatimi gjithashtu bëhet me instrument apostafat me të cilin fija e flokës mekanikisht futet në vendin e ri.Duhet marë parasysh se kualiteti i flokëve është i ndrëshëm ne ëpjesë të ndryshme të kokës gjithashtu qimet ne vende të ndryshme implantohen në kënde të ndryshme.
Gjatë dhe pas procedurës nuk ka dhimbje kurse pacienti kthehet në shtëpi të njejtën ditë.Pas disa ditëve ne pjesën nga e cila miren qimet nuk vërehen shenja.Duke përsëritur procedurën mund te arihet dendësi më e madhe e flokëve e me atë edhe efekt optimal estetik. Pas trajtimit koka nuk mbulohet me gaza per shkak se “vrimat” nga ku janë marë qimet shërohen spontanisht.Formohen krasta që bien pas disa ditëve.
Për vec përparsive të lartpërmendura të kësaj metode ndaj metodës klasike FUE procedura mundëson edhe transplantim ne regjionin e mjekrës,vetullave ose qerpikëve. Transplantimi mund të bëhet edhe nga pjesë të tjera të trupit(fijet nga pjesët tjera të trupit nuk janë të njejtit kualitet me ato të kokës).
Procedura mikrokirurgjike FUE paraqet zgjidhje bashkëkohore,estetike,mini invazive e problemit të rënies te flokëve.